UFC-329 eventi i vitit, të gjithë presin rikthimin e McGregor pas 5 vitesh: Gati të tregoj se sa vlej

9 Korrik 2026
10:52
Telesport
back button

Këtë fundjavë, në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-329 në artet marciale mikse. Një event që nuk ka asnjë duel për titull, por që pritet me shumë interes nga fansat, pasi në kafaz do të rikthehet pas 5 vitesh Conor McGregor.

“The Notorius” (famëkeqi) do të duelojë me amerikanin Max Holloway, sfidë që është e vlefshme për peshën “welter” (pesha deri 77kg). Kjo është hera e dytë që dy luftëtarët përballen mes tyre, me irlandezin që ka fituar 12 vite më parë.

McGregor (22 fitore, 6 humbje) nuk konsiderohet favorit, teksa ka humbur dy sfidat e fundit dhe mungon për një kohë të gjatë. Ndërsa Holloway (27 fitore, 9 humbje) rikthehet në kafaz 4 muaj nga humbja ndaj Oliveira.

Duhet të gërmosh thellë dhe t’i provosh vetes se je ajo që thua se je. Duhet shumë punë e thellë e brendshme për t’u rikthyer nga një dëmtim i tillë dhe unë thjesht e përdora atë si motivim. Tani mund të tregoj se sa vlej”, tha McGregor.

Në këtë event do të zhvillohen në total 14 duele, ku në kafaz do të ngjitet edhe ish-kampioni i botës në peshën e mesme Robert Whittaker si dhe ish-kampioni i peshës “bantamweight” Cody Garbrandt.

UFC-329, duelet kryesore

Conor McGregor – Max Holloway

Benoit Saint Denis – Paddy Pimblett

Cory Sandhagen – Mario Bautista

Brandon Royval – Lone’er Kavanagh

King Green – Terrence McKinney

Lajme të tjera

Lajmet e fundit