Conor McGregor më në fund po rikthehet në aksion në eventin UFC-329 të arteve marciale mikse, që zhvillohet më 11 korrik në Las Vegas. Përballë irlandezit, ish-kampion i dyfishtë i botës, do të jetë amerikani Max Holloway.
Në një takim “ballë për ballë”, McGregor gjithnjë shkëlqen kur bëhet fjalë për luftën verbale, ndaj nuk humbi kohë duke provokuar Holloway. Pavarësisht një mungese pesëvjeçare në kafaz, McGregor e sheh veten favorit.
Irlandezi synon të mposhtë sërish Holloway, ashtu sikurse pat ndodhur në vitin 2013, por që nga ajo përballje duket sikur ka kaluar një jetë e tërë. “Ai është ankuar për atë duel, sikur nuk kishte përvojë, por una isha në sfidën e dytë dhe ai në atë të gjashtë”, tha McGregor.
“Max, nuk do të arrish të më godasësh asnjëherë, por edhe nëse do t’ia arrish, do të të qesh në fytyrë. Është një botë tjetër këtu kundër meje dhe është një botë tjetër në këtë peshë”, deklaroi “The Notorious” (famëkeqi, nofka e McGregor).
“Do të dal nga kjo ndeshje i padëmtuar dhe me gjithë lavdi. Max, do të të mbyll në kuti me duart ulur. Do të dal nga kjo ndeshje i padëmtuar dhe do të fitoj ashtu siç bëra 13 vite më parë. Ta premtoj këtë”, tha irlandezi.







