Shpërtheu në transmetim, komentatori përjashtohet nga Botërori: “Arbitër hajdut, drejtuesit e FIFA-s janë bij ku*vash…”

25 Qershor 2026
8:47
Alfred Lleshi
back button

Botërori përfundoi para kohe për komentatorin paraguajan Jorge “Chipi” Vera. Gjatë transmetimit të ndeshjes Turqi–Paraguaj, ai humbi kontrollin pas kartonit të kuq të Miguel Almirón, duke sulmuar verbalisht arbitrin salvadorian Ivan Barton, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe vetë FIFA-n.

Almirón u bë lojtari i parë i përjashtuar sipas rregullit të ri të FIFA-s, pasi VAR-i konstatoi se ai kishte fyer një kundërshtar duke mbuluar gojën me dorë. Pas rishikimit të pamjeve, arbitri i tregoi karton të kuq direkt.

Vendimi shkaktoi zemërimin e Vera, i cili në transmetim e quajti Bartonin “hajdut” dhe akuzoi FIFA-n se “po shkatërron futbollin, drejtuesit e saj janë bij kurvash”. FIFA reagoi duke i hequr akreditimin për pjesën e mbetur të Botërorit.

Më pas, gazetari publikoi një video të gjatë me ndjesa, duke pranuar se kishte humbur qetësinë dhe kishte zhgënjyer publikun, kolegët, sponsorët dhe familjen e tij. Ndërkohë, televizioni paraguajan ABC i ka kërkuar FIFA-s të rishqyrtojë vendimin, duke e konsideruar përjashtimin nga i gjithë turneu një dënim të tepruar dhe joproporcional.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit