Para ndeshjes Angli–Ganë ndodhi një episod që bëri bujë në rrjetet sociale. Gjatë përshëndetjeve tradicionale mes lojtarëve, Djed Spence refuzoi t’i shtrëngonte dorën Thomas Partey, duke kaluar pranë tij pa e përshëndetur.
Pamjet nuk u transmetuan drejtpërdrejt në TV, por u publikuan më vonë në internet dhe ngjarja u kthye në temë diskutimi pas ndeshjes. Në konferencën për shtyp, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, u pyet për incidentin, por u ndërpre nga një zyrtar i Federatës Angleze të Futbollit. Federata mbajti qëndrimin “no comment”, duke iu referuar procesit gjyqësor në vazhdim ndaj Partey. Edhe lojtarët e Ganës shmangën komentet, ndërsa vetë mesfushori nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Partey, aktualisht te Villarreali, u akuzua në korrik 2025 për 5 raste përdhunimi dhe një rast agresioni seksual. Në shkurt 2026 iu shtuan edhe dy akuza të tjera për përdhunim. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe gjyqi pritet të zhvillohet në qershor 2027.
🚨🚨| Djed Spence 𝐑𝐄𝐅𝐔𝐒𝐄𝐃 to shake Thomas Partey’s hand ahead of the anthems.pic.twitter.com/wbCBxZmWBZ
— CentreGoals. (@centregoals) June 23, 2026







