Haaland përlot Norvegjinë; i dërgon fanellën familjes së fëmijës së vdekur në aksident. Letra e tij i emocionon të gjithë

10 Korrik 2026
11:42
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa e gjithë bota flet për ndeshjen ndaj Anglisë, golat dhe rekordet e tij, Erling Haaland ka treguar edhe anën e vet njerëzore. Sulmuesi i Norvegjisë dhe Manchester City mësoi historinë tragjike të Denisit, një djaloshi 6-vjeçar që humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në një zonë banimi në komunën “Time”, pranë Stavangerit, vendi ku u rrit Haaland. Drejtuesi i automjetit u largua pa i dhënë ndihmë viktimës.

Denisi ishte tifoz i zjarrtë i Haaland, mbante fanellat e Manchester City dhe Norvegjisë dhe ëndërronte të bëhej si idhulli i tij. Pasi morën vesh historinë, Haaland dhe familja e tij i dërguan familjes së vogëlushit një fanellë me letër prekëse.

Babai i Denisit, Thomas Skjorestad, shkroi: “Na bëtë të rrëqethemi si kurrë më parë. Po të ishte Denisi këtu, do të ishte jashtëzakonisht krenar. Erling ishte idhulli i tij, faleminderit shumë”.

Në letrën e tij, Haaland shkruante: “Si prindër dhe vëllezër, është e pamundur ta kuptojmë plotësisht dhimbjen tuaj, por dijeni se, si shumë të tjerë, jemi pranë jush”.

Gjatë funeralit u interpretua kënga “Sammen for Norge” (“së bashku për Norvegjinë”), e preferuara e Denisit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit