Pasi zyrtarizoi largimin e Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, Inter është i detyruar të ndërhyrjë në merkato për të forcuar qendrën e mbrojtjes për sezonin e ri.
Sipas CalcioMercato.com, objektivi kryesor i klubit ziklatër është anglezi Trevor Chalobah, i cili ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në Serie A. Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me Chelsea-n, që pretendon 40 milionë euro.
Chalobah është i preferuari i trajnerit Cristian Chivu, por klubi zikaltër ka edhe dy alternativa të tjera nëse nuk arrihet marrëveshja për anglezin.
Njëri është kolumbiani i Bologna, Jhon Lucumi, i cili ka një kluazolë prej 28 milionë eurosh dhe të vlefshme deri më 15 korrik. Tjetrit është francezi i Udinese, Oumar Solet, i cili kushton 25 milionë euro.







