“Nuk më intereson, goli i Bellingham duhej të anullohej”, Erling Haaland nuk pajtohet me fitoren e Anglisë

12 Korrik 2026
11:04
Telesport
back button

Anglia fitoi 2-1 ndaj Norvegjisë, falë dopietës së Jude Bellingham, goli i dytë erdhi në shtesën prej 30 minutash. Goli i parë i Jude Bellingham ka shkaktuar polemika të shumta, pasi një top i shqelmuar nga portieri i Norvegjisë, Nyland, devijohet nga kabulli i njërës kamerave të stadiumit dhe devijoi drejtimin e topit, i cili ra në këmbët e Elliot Anderson, aty nga nisi aksioni nga erdhi goli i barazimit.

Erling Haaland, si rrallëherë nuk është përmbajtur pas ndeshjes dhe shprehet se goli i Bellingham duhej të anullohej.

“Nuk më intereson sa i madh ishte momenti, ai gol nuk duhej të kishte qenë kurrë i vlefshëm. Ligjet e Lojës janë aty për të gjithë. Nëse topi godet një kabllo kamerash dhe ndryshon drejtimin, kjo është ndërhyrje e jashtme. Loja ndalet. Është një top i lëshuar. E thjeshtë.

Në vend të kësaj, Anglia shënon, i gjithë fati i ndeshjes ndryshon. Momente të tilla vendosin turnetë ndërkombëtarë. Konsistenca është e gjitha që kërkojnë lojtarët. Ose Ligjet zbatohen në çdo ndeshje, ose jo”, tha Haaland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit