Tenisti italian Jannik Sinner është shpallur të dielën në mbrëmje fitues i grand slam-it të Wimbledon, duke mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. Ky është titulli i dytë për 25-vjecarin italian në turneun më të rëndësishëm në botë në fushat me bar.
Në finalen e luajtur në Londër, tenisti italian mundi 3-1 me përmbysje gjermanin Alexander Zverev (6-7, 7-6, 6-3, 6-4). Një ndeshje që zgjati 3 orë e 45 minuta, që nisi më mirë për Zverev, që fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e Sinner, që e meritoi fitoren.
Për Sinner, numrin 1 në botë për meshkuj, ky është grand slam i pestë i fituar në karrierën e tij. Edhe pse vuajti në dy setet e para, ai arriti më pas të komandojë në fushë, duke qenë sërish një “mace e zezë” për Zverev, që vinte pas triumfit në Roland Garros muajin e kaluar.
Ndeshja dhuroi emocione në dy setet e para, të vendosura në “tie break”. Më pas, italiani merr frenat e lojës dhe arrin të fitojë nga një “game” me shërbimet e Zverev, duke mos humbur asnjë “game” me shërbimet e tij. Gjermani pati edhe një dëmtim në setin e tretë, por pa probleme.






