Manchester United “dopio” transferim nga Bayern, pas De Ligt kërkon edhe mbrojtësin maroken

30 Korrik 2024
7:40
Telesport
back button

Manchester United ka nisur prej kohësh bisedimet me Bayern Munich për mbrojtësin holandez Matthijs de Ligt. Por ai nuk është lojtari i vetëm që “djajtë e kuq” kërkojnë nga bavarezët.

Sipas “Sky Sports, në bisedime po flitet edhe për mbrojtësin maroken Noussair Mazraoui, që prej dy sezonesh luan me bavarezët. Të dy lojtarët kanë të njëjtin përfaqësues, ndaj United kërkon të bëjë një goditje të dyfishtë në merkato.

Sipas mediave, bisedimet për Noussair Mazraoui po avancojnë më shumë se sa për De Ligt, për largimin e të cilit kanë dalë kundër tifozët e Bayern. Marokeni është i prirur të bashkohet me “djajtë e kuq”, madje përflitet se ka arritur një marrëbeshje me klubin.

Ardhja e Mazraoui varet nga largimi i Aaron Wan-Bissaka, që kërkohet nga West Ham, por ka ende një hendek në vlerësim. United kërkon 15 milionë stërlina, ndërkohë që Wan-Bissaka është në vitin e fundit të kontratës së tij në “Old Trafford”.

Për sa i përket De Ligt, edhe ardhja e tij varet nga largimi i Victor Lindelof, që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës. Manchester United këmbëngul për holandezin edhe për faktin se u dëmtua i sapoardhuri Leny Yoro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit