Norvegjia festoi pas eliminimit nga Botërori, Haaland dhe shokët e skuadrës në klub nate në Miami (video)

14 Korrik 2026
11:24
Alfred Lleshi
back button

Pak orë pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në çerekfinalen e Botërorit, Norvegjia vendosi të festojë rrugëtimin historik në SHBA. Erling Haaland, Alexander Sørloth, Antonio Nusa, Oscar Bobb, Andreas Schjelderup, Julian Ryerson dhe lojtarë të tjerë shkuan në klubin e njohur “E11EVEN” në qendër të Miamit, ku morën pjesë në koncertin e Flo Ridës.

Futbollistët mbërritën rreth orës 01:30 dhe u vendosën në zonën VIP. Rreth orës 03:30, Flo Rida i përshëndeti nga skena dhe kërkoi një duartrokitje për kombëtaren norvegjeze. Haaland u pa duke kërcyer, duke buzëqeshur dhe bërë foto me tifozët, por pa tërhequr shumë vëmendje.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale ndanë opinionin publik. Një pjesë e konsideroi festën si një mënyrë për të “shenjtëruar” arritjen historike në çerekfinalen e parë të një Botërori për Norvegjinë, ndërsa të tjerë e cilësuan të papërshtatshme festimin vetëm pak orë pas eliminimit mes polemikave ndaj Anglisë. Në mediat norvegjeze, megjithatë, ngjarja nuk shkaktoi polemika të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit