Një prezantim special për një kapitull të ri te Napoli. Pas muzeut të Capodimonte për Rudi Garcia dhe Pallatit Mbretëror për Antonio Conte, këtë herë Massimiliano Allegri u prezantua në teatrin “San Carlo”, me presidentin Aurelio De Laurentiis pranë tij.
Kur Allegri kujtoi se për herë të dytë, pas Juventusit, po zëvendëson Conten në stol, De Laurentiis reagoi me humor: “Kjo na sjell fat”. Ai bëri shaka edhe për Allegrin që kontrollon emocionet gjatë ndeshjeve: “Në fushë e hedh gjithmonë xhaketën, kështu që…”
Allegri pranoi zhgënjimin për mungesën e Champions League: “Jam shumë i mërzitur. Nuk e mohoj, këtë zhgënjim e kam mbajtur me vete”. De Laurentiis iu përgjigj: “Shpresojmë ta harrosh shpejt”.
Për objektivat, Allegri tha: “Më 30 maj duhet të kemi arritur objektivat dhe të kemi fituar trofe”. De Laurentiis shtoi me shaka se shpreson ta shohë në finale të Champions-it.
Presidenti njoftoi planin për një stadium të ri me 70 mijë vende dhe 120 “sky box”. Ai kritikoi edhe UEFA-n e FIFA-n: “Jemi kukulla në duart e tyre, ato pasurohen mbi shpatullat tona”.







