Roy Keane sulmon baban e Haaland: Nuk e mban mend ndeshjen Norvegji-Angli, ishte i dehur

14 Korrik 2026
12:42
Alfred Lleshi
back button

Roy Keane dhe Alf Inge Haaland përplasen sërish, 25 vite pas rivalitetit të tyre. Ish-mesfushori i Manchester United, i cili dikur shkaktoi dëmtimin e rëndë të babait të Erling Haaland, reagoi ndaj komenteve të norvegjezit pas çerekfinales Angli-Norvegji.

Pas ndeshjes, Haaland ironizoi vendimin e arbitrit për anulimin e golit të Norvegjisë, pas shtyrjes së djalit të tij ndaj Anderson, duke thënë: “Bravo Bellingham dhe arbitri!”

Keane iu përgjigj ashpër: “Mos vallë nuk e mban mend ndeshjen Norvegji-Angli, ndoshta ishte i dehur? Duket sikur ai pi gjithmonë alkool gjatë ndeshjeve. Nëse je duke pirë diçka, e sheh lojën ndryshe. Është më shumë inat nga ana e Alf-Inge Haaland. Të thuash ‘bravo Bellingham dhe arbitrit’ është goditje e ulët”.

Edhe pse kanë shumë vite që nuk janë më futbollistë aktivë, rivaliteti mes tyre vazhdon të rishfaqet sa herë që krijohet mundësia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit