Riccardo Calafiori (22 vjeç) është lojtar i ri i Arsenalit, tani kjo goditje është zyrtarizuar pasi vizitat mjekesore kane shkuar mire. Topçinjtë kanë publikuar lajmin për blerjen e përhershme të mbrojtësit të lindur në vitin 2002, i cili vjen nga Bologna për rreth 50 milionë euro mes pjesës fikse dhe bonusit, nëpërmjet llogarive të tyre zyrtare të komunikimit.
Për lojtarin, kontratë afatgjate prej 5 vitesh. Basel do te perfitoje me shume se 20 mln euro ne kete operacion duke qene mbante 50% te kartonit kur e shiti 4 mln euro.
Nëpërmjet kanaleve të tij sociale, klubi italian kuqeblu qe kete vere gjithashtu ka shitur edhe Zirkzee te Manchester United dhe ka humbur edhe trajnerin Motta, ka dashur të përshëndesë në këtë mënyrë mbrojtësin. “Faleminderit Richy: ishe një nga protagonistët e këtij sezoni historik. Te urojme fat në aventurën tende të re.”
“Ne mirëpresim Riccardo dhe familjen e tij te Arsenal. Ai është një nënshkrim i shkëlqyer dhe na jep forcë të madhe për të forcuar mbrojtjen tonë. Riccardo ka një personalitet dhe karakter të madh, me aftësi specifike që do të na bëjnë më të fortë dhe të aftë për të fituar trofe të rëndësishëm.
Ai ka treguar tashmë një rritje të madhe sezonet e fundit, si me Bologna ashtu edhe me kombëtaren italiane. Rritja e tij gjatë vitit të kaluar ka qenë vërtet mbresëlënës. Mezi presim të punojmë me Riccardo, ta integrojmë në ekip dhe ta mbështesim në vitet në vijim”, tha Arteta.
“Ndihet ne menyre te mahnitshme,” u shpreh ai. “Ishte e vështirë deri më tani, por më në fund ne jemi këtu dhe mezi pres të filloj të stërvitem me ekipin dhe të luaj për tifozët.
“Në fakt ka qenë ëndrra ime që kur isha 12 ose 13 vjeç, sepse mund të shoh nivelin e ligës këtu dhe lojtarët më të mirë në botë, qe për mua luajnë këtu. Është një ëndërr dhe jo vetëm për mua, por për të gjithë.”