E kërkojnë të gjithë si lojtar të lirë, John Stones shfaqet si objektiv i Chelsea për mbrojtjen

22 Korrik 2026
13:30
Telesport
back button

Mbrojtësi i lirë John Stones është shfaqur si një opsion i mundshëm për Chelsea në merkaton e kësaj vere.

Stones është në kërkim të një klubi të ri pas fushatës së tij në Kupën e Botës me Anglinë, pasi u largua nga Manchester City në mbyllje të kontratës së tij, në fillim të këtij muaji.

Chelsea dëshiron të nënshkruajë lojtarë që mund të kenë një ndikim të menjëhershëm në sezonin e parë të Xabi Alonso në krye. Stones është një nga mbrojtësit qendrorë që Chelsea po shqyrton.

Blutë kanë zhvilluar gjithashtu bisedime me Crystal Palace për nënshkrimin e Maxence Lacroix. Ndërkohë, pritet të ketë një numër largimesh në repartin e mbrojtes në “Stamford Bridge” këtë verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit