Pas lajmit dramatik, Bayern Munich rikthehet te objektivi Tah. Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen: “Asnjë ofertë e pranueshme”

29 Korrik 2024
21:06
Telesport
back button

Blerja e veres nga Bayern Munich, Ito, do të mungojë për disa muaj pas një dëmtimi ne miqesore dhe për këtë arsye Bayern Munich është rikthyer në merkato per nje mbrojtës. Sipas asaj që raportoi Kicker, Jonathan Tah është ende objektivi i parë. Në javët e fundit klubi bavarez kishte ofruar 25 milionë euro (përfshirë bonuset) për Bayer Leverkusen, por mori një refuzim të ashpër.

Aspirinat nuk ulen të negociojnë për më pak se 30 milionë euro. Për momentin, Bayern Munich nuk duket të jetë i gatshëm të rrisë ofertën e tyre, nëse nuk shpejton shitjen e Matthijs de Ligt, për të cilin megjithatë nuk ka asnjë lajm. Dhe, pas lëndimit të Itos, de Ligt mund të hiqet nga tregu i transferimeve.

Simon Rolfes, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen shprehu mendimin e tij për këtë çështje: “Nuk ka asnjë ofertë të pranueshme nga ana jonë që i përgjigjet vlerës së lojtarit, sepse Tah është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nuk ka pasur asnjë problem mes Jonathan Tah dhe klubi, as me shokët e tij të skuadrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit