Tensioni i madh gjatë gjysmëfinales së Botërorit, të fituar 2-1 nga Argjentina ndaj Anglisë me përmbysje, shpërtheu pas vërshëllimës finale. Jude Bellingham, pas paraqitjes zhgënjyese në një turne deri atëherë fantastik, u përfshi në një episod të rëndë, duke i dhënë një shuplakë në qafë Valentín Barcos, mbrojtësit të Strasburgut, që nuk luajti asnjë minutë. Mesfushori i Real Madridit rrezikon dënim nga FIFA.
😱 ¡EL ENGANCHÓN DE BELLINGHAM CON LOS JUGADORES DE ARGENTINA TRAS EL FINAL!#NuestroMejorMundial #NuestroMejorMundialAS @jfelixdiaz @as_tv pic.twitter.com/9Y8rlgG2TL
— Diario AS (@diarioas) July 15, 2026
Nervat e Bellingham ishin provokuar gjatë ndeshjes nga ndërhyrjet e forta të argjentinasve, veçanërisht ajo e Paredes në minutat e para. Pas golit të fitores së Lautaros në minutën e 92-të, zhgënjimi shpërtheu.
Pamjet tregojnë Bellinghamin që afrohet te grupi i lojtarëve argjentinas që festonin dhe godet Barcon në pjesën e pasme të kokës. 21-vjeçari reagoi menjëherë, ndërsa Otamendi ndërhyri për t’i ndarë.
Më herët, pas barazimit të Enzo Fernández, Barco kishte hyrë në fushë për të festuar dhe, sipas ish-portierit anglez Paul Robinson, kishte provokuar lojtarët anglezë. “Ndoshta ishte shembulli më i keq i mungesës së sportivitetit që kemi parë në këtë Botëror”, – tha ai për “BBC Radio”.
barco: por qué me pegas si ni jugué
bellingham: me mandó scaloni pic.twitter.com/CQ8jcIDLt3
— Tino (@TinoCLeclerc) July 15, 2026







