Fituesi i çmimit Lojtari i Sezonit i Chelsea-t, Cole Palmer ka zbuluar se ai votoi për Malo Gusto për çmimin.
Palmer ka pasur një sezon të shkëlqyer me Blutë, pasi u transferua nga Manchester City për një tarifë të raportuar prej 42.5 milionë sterlinash verën e kaluar.
Ai ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Prandaj, nuk është për t’u habitur që Palmer fitoi çmimin Lojtari i Sezonit i Chelsea-t. Kur u pyet se për kë votoi ai, Plamer tha për Chelsea Chronicle:
“Unë votova për Malo Gusto. Më pëlqen të luaj me të në krahun e djathtë. Ai ka qenë i mrekullueshëm këtë sezon”.
Blutë e morën Gusto-n nga Lyon në janar 2023 dhe ai kaloi gjashtë muaj në huazim te klubi francez. Ai shkoi në Stamford Bridge verën e kaluar dhe për shkak të dëmtimit të Reece James, ai ka qenë zgjedhja e parë e mbrojtësit të djathtë.
Gusto, 20 vjeç, ka bërë 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke dhënë tetë asiste.