Lautaro shënoi ndaj Anglisë si Zanetti: “Edhe ai kishte fanellën blu me numrin 22, si unë”

17 Korrik 2026
12:47
Alfred Lleshi
back button

Gjatë intervistës së dhënë orët e fundit, Lautaro Martinez ka dashur të kujtojë edhe një rastësi mjaft kurioze që e lidh me një simbol të Interit të tij dhe të gjithë Argjentinës, e cila u shfaq pas golit vendimtar të shënuar nga sulmuesi dhe kapiteni zikaltër në gjysmëfinalen ndaj Anglisë.

Duke folur për golin shumë të rëndësishëm që e çoi Argjentinën në finale, Lautaro shpjegoi peshën që ka ai moment për të: “Do të thotë shumë. Është një gol që të gjithë argjentinasit do të kishin dashur ta shënonin dhe e bëra unë. Topi hyri në rrjetë dhe nuk kuptova më asgjë. Është goli më i rëndësishëm i karrierës sime, së bashku me atë të shënuar në finalen e Kupës së Amerikës”.

Kur i kujtuan se goli i fundit i Argjentinës ndaj Anglisë në një Botëror ishte shënuar nga Javier Zanetti, ai u përgjigj menjëherë: “Edhe ai kishte fanellën blu dhe numrin 22 si unë. Fati më dhuroi një histori të bukur”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit