Thomas Tuchel është vënë në qendër të kritikave në Angli pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Argjentinës, veçanërisht për mënyrën se si e menaxhoi taktikisht skuadrën pas kalimit në avantazh.
Megjithatë, trajneri gjerman ka konfirmuar se dëshiron të vazhdojë në krye të “Tre Luanëve”. Në kontratën e tij ekzistonte një klauzolë që i jepte Federatës Angleze të Futbollit të drejtën për ta shkarkuar, por vetëm nëse Anglia nuk arrinte të paktën në çerekfinale.
Sipas “The Athletic”, historia e Anglisë në këtë Botëror mund të kishte qenë krejt ndryshe. Në vitin 2024, Federata Angleze kishte arritur një marrëveshje verbale me Pep Guardiolën për ta emëruar trajner të kombëtares.
Megjithatë, tekniku spanjoll vendosi të rinovonte kontratën me Manchester City, duke bërë që federata të ndryshonte planet dhe të emëronte Thomas Tuchel në stolin e Anglisë.







