Pas zyrtarizimit të Paolo Maldinit si Drejtori i ri Teknik i Kombëtares italiane dhe Leonardos si këshilltari i tij, dyshja ka nisur direkt punën për të gjetur trajnerin e ri.
Gjithë këto kohë është përmendur vazhdimisht emri i Pep Guardiolës dhe mesa duket nuk është thjesht për të kaluar radhën. Sky Sports Italia zbulon se gjatë fundjavës, dyshja drejtuese, Maldini-Leonardo, kanë udhëtuar në Barcelonë dhe janë takuar me Pep Guardiolën, për t’i prezantuar atij projektin e tyre.
Bëhet fjalë për një projekt katërvjeçar, me qëllim ndërtimin e një skuadre konkurruese për Kupën e Botës 2030. Plani përfshin një fazë fillestare të përqendruar në Ligën e Kombeve që nis në shtator, e ndjekur nga synimi për Euro 2028 dhe më pas Kupa e Botës 2030.
Deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e Guardiolës, i cili mesa duket ka marrë kohën e nevojshme për të vendosur.







