Zlatan Ibrahimovic, legjenda e futbollit dhe një nga protagonistët e Botërorit 2026 si komentator televiziv, kritikoi ashpër sjelljen e argjentinasit Leandro Paredes para dhe pas finales ndaj Spanjës.
“Paredes mund të jetë i lumtur që në fushë nuk kishte një lojtar si unë. Nëse do të isha aty, do ta kisha qëlluar dhe do të isha përjashtuar. Është mungesë profesionalizmi nga ana e tij”, – tha Ibra për ndërhyrjen e Paredes ndaj Eric García dhe Gavit pas ndeshjes.
Ish-sulmuesi suedez kritikoi edhe reagimin e lojtarëve spanjollë: “Nuk e di çfarë bëjnë lojtarët e Spanjës; thjesht shikojnë një lojtar tjetër që godet shokun e skuadrës”.
Pas triumfit të Spanjës, Ibrahimovic deklaroi: “Fitoi futbolli. Mënyra si luan Spanja, mënyra si luajti në këtë turne…, kjo është ajo që dëshiron të shohësh”.
Ai shtoi se Argjentina nuk bëri asnjë goditje në kuadrat dhe se “Spanja ishte mbrojtja më e mirë e turneut dhe fitoi skuadra që duhej të fitonte”.







