Zyrtare! Piloti spanjoll do të garojë me makinën legjendare të Formula 1 dy sezonet e ardhshme

30 Korrik 2024
13:50
Telesport
back button

Piloti spanjoll Carlos Sainz do të garojë me makinën Williams sezonin e ardhshëm të Formula 1. Siç dihet, piloti aktual i Ferrari, do t’i lërë vendin Lewis Hamilton sezonin e ardhshëm dhe vetë ka vendosur të garojë për një nga makinat veterane në Formula 1.

Sainz, tri fitore dhe 32 podiume në karrierën e tij, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Williams, me opsionin për ta shtyrë atë edhe më tej. Këtë vit ai fitoi në Australi vetëm dy javë pasi kreu një operacion të apandesitit, ndërkohë që është ngjitur në 4 podiume.

Shoku i tij i ardhshëm i skuadrës do të jetë Alex Albon dhe do të vijojë të mbajë nr.55 në njëvendëshen e tij. Kishte shumë oferta për spanjollin, që duket se vendosi të garojë me Williams. “Jam i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre vitin tjetër”, tha Sainz.

Desha pak kohë për të vendosur dhe jam krenar që do të jem pjesë e një skuadre historike dhe me shumë suksese. Objektivi është ai i rikthimit të Williams në vendin që i takon. Një sfidë që e pres me kënaqësi dhe entuziazëm”, u shpreh Carlos Sainz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit