Egnatia do të përballet sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 21:00 me kampionët e Sllovenisë, Celje, në turin e dytë kualifikues në Champions League.
Rrogozhinasit vijnë në këtë fazë pasi eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 7-2 moldavët e Petrocub. Celje nis rrugëtimin në Champions League nga turi i dytë dhe në letër konsiderohet si favorit për të kaluar në randin e tretë kualifikues.
Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, ka surprizuar jo pak me formacionin zyrtar, duke lënë në stol kapitenin Emiliano Aleksi, i cili në fakt gjatë gjithë kësaj jave është përmendur për një largim të mundshëm nga rrogozhinasit këtë verë.
EGNATIA XI: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Bakayoko





