Mesfushori brazilian Casemiro është një lojtar i ri i skuadrës së Inter Miami, lajm që është konfirmuar nga vetë klubi amerikan. Pasi la Manchester United, ai bashkohet me skuadrën nga Florida si lojtar i lirë.
Duke folur për kanalet zyrtare të klubit, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid deklaroi: “Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe mezi pres të filloj dhe të shpërblej besimin që më është dhënë. Mund të them vetëm faleminderit”.
Më tej, Casemiro shtoi: “Do të jap gjithçka për të shpërblyer dashurinë dhe besimin që klubi më ka treguar. Mezi pres të takoj shokët e skuadrës dhe të luaj me ta“. Më herët, braziliani pat thënë se mezi pret të luajë me Lionel Messi.
Casemiro, 5 herë fitues i Champions League, është një futbollist me shumë përvojë. Ai ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit MLS Sprint 2027, me një mundësi për ta zgjatur marrëveshjen deri në qershor 2029.







