Presidenti i Bayernit mbështet Klopp si trajner të Gjermanisë: Njeriu i duhur për ta ringritur kombëtaren

24 Korrik 2026
9:33
Alfred Lleshi
back button

Jurgen Klopp duket gjithnjë e më pranë emërimit si trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet të premten në konferencën për shtyp të Federatës Gjermane të Futbollit.

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ishte drejtuesi i parë i klubit bavarez që komentoi publikisht këtë zgjedhje: “Mendoj se është një zgjidhje e mirë. Nëse shohim paraqitjet e kombëtares gjermane, në tri Kupat e fundit të Botës nuk kemi arritur atë që prisnim. Pothuajse gjithmonë jemi eliminuar që në fazën e grupeve”.

Sipas Hainer, kombëtarja gjermane ka nevojë për energji dhe mentalitet të ri: “Duhet motivim, duhet energji e re. Kemi futbollistë shumë të mirë, por duhet të rivendosim rregullat. Besoj se Jürgen Klopp është absolutisht njeriu i duhur”.

Ai vlerësoi edhe cilësitë njerëzore të Klopp: “Te Mainz, Dortmund dhe Liverpool pati sukses të jashtëzakonshëm dhe krijoi entuziazëm. Ai di të fitojë besimin e njerëzve, t’i bindë për idetë e tij dhe ta shtyjë skuadrën të japë më shumë se 100% në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit