Të ftuarit në dasmën e Gigio Donnarumma, ceremonia e “blinduar” do të zhvillohet në Bari

24 Korrik 2026
13:51
Alfred Lleshi
back button

Dita e madhe ka mbërritur për Gianluigi Donnarumma. Portieri dhe kapiteni i Italisë, aktualisht te Manchester City, do të martohet me Alessia Elefante në një ceremoni shumë të blinduar në Pulia, në Locorotondo të Barit.

Çifti kishte zhvilluar fshehurazi ceremoninë civile në fillim të majit, ndërsa festa e madhe do të mbahet në një maseri antike në Fasano, pas “po”-së në Kishën San Giorgio Martire.

Të pranishëm pritet të jenë familjarë, miq dhe shumë figura të sportit që kanë shoqëruar karrierën e Gigios. Kurioziteti më i madh lidhet me mundësinë e pranisë së Pep Guardiola, si edhe të Paolo Maldini dhe Leonardos, me të cilët Donnarumma ka bashkëpunuar te Milani, PSG dhe Manchester City.

Donnarumma e Alessia Elefante.

Nëse do të jenë të gjithë aty, dasma mund të kthehet edhe në një rast diskutimi për të ardhmen e kombëtares italiane, me Pep që e refuzoi stolin e axurrëve, por mund t’u japë këshilla se si duhet të veprojnë.

Mund të marrin pjesë edhe ish-shokë si Marco Verratti, Barella e lojtarë të tjerë, të Europianit 2021. Pritet të mësohet nëse do të jenë Buffon, Cannavaro, Chiellini apo figura të tjera të futbollit botëror. Jannik Sinner, mik i Donnarumma, nuk pritet të marrë pjesë për shkak të një angazhimi me fondacionin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit