Barcelona do të transferojë një qendërmbrojtës të ri, por vetëm me një kusht

25 Korrik 2026
15:38
Telesport
back button

Në fillim të kësaj vere u përfol vazhdimisht për mundësinë e transferimit të Alessandro Bastonit te Barcelona. Megjithatë, me kalimin e javëve këto zëra u rralluan dhe me shumë mundësi italiani do të vazhdojë tek Inter.

Sipas Diario AS, objektivi kryesor i Barcelonës është të forcojë sulmin dhe repartet e tjera ku ka më shumë nevojë, ndërsa transferimi i një qendërmbrojtësi nuk është më nevojë parësore.

Sipas raportimit në fjalë, kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse Barcelona shet Ronald Araujon këtë verë. Por duke ditur që vlera e lojtarit dhe interesi ndaj tij ka rënë shumë, drejtuesit e Barcelonës janë të vetëdijshëm se nuk do të fitonin shumë nga largimi i uruguajanit.

Në rast se shitet Araujo, Barcelona mund të tentojë transferimin e Cuti Romero, për të cilin Tottenham kërkon 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit