Lando Norris siguron “pole position” në Hungari, ndjekin dy makinat Ferrari e Kimi Antonelli

25 Korrik 2026
17:07
Telesport
back button

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, siguroi të shtunën “pole posotion” në pistën e Hungaroring, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Hungarisë. Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’17”207, duke kapur të gjithë në befasi në momentet e fundit të provave zyrtare.

Norris ishte 12 të mijëtat më i shpejtë se Lewis Hamilton me Ferrari, që u klasifikua në vendin e dytë. Në vendin e tretë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Charles Leclerc. Pra, një paraqitje shumë e mirë e “kokëkuqes”, që synon fitoren të dielën në garë.

Provat zyrtare u mbyllën nën regjimin e flamujve të verdhë, pasi Verstappen (u rendit në vendin e gjashtë) doli jashtë piste në kthesën e fundit. Ndaj, pilotët hoqën këmbën nga gazi në metrat e fundit. Kimi Antonelli, kryesuesi i botërorit, u rendit i katërti.

Me një pistë që bëhej më e shpejtë, të gjithë pilotët synuan “pole”, cka e bën interesante garën e së dielës. Në vendin e pestë doli Oscar Piastri me makinën tjetër McLaren, ndërkohë që në “top-10” edhe Verstappen, Russell, Hadjar, Lindblad dhe Hulkenberg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit