Franco Mastantuono do të largohet përfundimisht nga Real Madrid këtë verë, por do të jetë në formë huazimi. Nicolo Schira zbulon se klubi favorit për huazimin e yllit të ri argjentinas është Fiorentina.
Drejtori sportiv i klubit vjollcë, Fabio Paratici, pritet të udhëtojë këtë javë në Madrid, për të finalizuar marrëveshjen, duke ditur që interesi për huazimin e Mastantuono është shumë i madh nga klubet e tjera.
Real Madrid pagoi 60 milionë euro për argjentinasin verën e kaluar te River Plate, por sezoni i tij i parë la për të dëshiruar. Për këtë arsye, klubi ka vendosur për huazimin e tij të thjeshtë diku tjetër për të fituar më shumë përvojë dhe Fiorentina mund të jetë destinacioni ideal.







