McLaren korr suksesin e parë sezonal me Norris, në podium Verstappen e Antonelli, zhgënjen Ferrari

26 Korrik 2026
16:44
Telesport
back button

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 (pista e Hungaroring). Ky është suksesi i parë sezonal për kampionin e botës në fuqi, në një garë ku bëri një paraqitje të mirë, duke e merituar fitoren.

Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që arriti të rezistojë gati gjysmën e garës me gomat e buta. Në podium (vendi i tretë) u ngjit edhe kryesuesi i botërorit, italiani Kimi Antonelli me Mercedes, që përballoi me sukses sulmet e Ferrari në fundin e garës.

Në vendin e katërt u rendit Lewis Hamilton me Ferrari, por e humbi atë pozicion pas një penaliteti me 5 sekonda. Britaniku zbriti në vendin e pestë, duke u renditur pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc (i katërti). Një garë ku nga Ferrari pritej më shumë, por nuk arrit dot të duelojë për fitoren.

Në zonën e pikëve edhe Isack Hadjar (vendi 6), George Russell (pati një problem që në start dhe nga vendi 21-të u ngjit në të shtatin), Liam Lawson, Nico Hulkenberg dhe Arvid Lindblad. Australiani Oscar Piastri (McLaren) u tërhoq nga gara kur ishte i dyti, 15 xhiro nga fundi.

Pas kësaj gare, pilotët do të nisin pushimet, për t’u rikthyer pas një muaji në Holandë për gjysmën e dytë të sezonit. Italiani Antonelli ruan kreun e renditjes, madje e thellon atë me rivalët (50 pikë para Hamilton), që u klasifikuan pas tij. Duke parë garën e sotme, pjesa e dytë e sezonit pritet të jetë e zjarrtë dhe me rivalitet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit