Pirlo nuk do të jetë trajner i kombëtares italiane: “Mësova se nuk jam më kandidat”

27 Korrik 2026
9:29
Alfred Lleshi
back button

Andrea Pirlo nuk do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Lajmin e bëri publik vetë përmes një postimi në Instagram: “Mbrëmë mësova se nuk jam më kandidat për stolin e kombëtares italiane”. Trajneri aktual i United FC në Dubai sqaroi gjithashtu deklaratën e bërë një natë më parë lidhur me çështjen “Fonbet”.

Pirlo shkroi: “Ditët e fundit kam ndjekur me keqardhje debatin rreth emrit tim dhe mundësisë për të drejtuar Kombëtaren. Nga respekti për institucionet, Federatën dhe të gjithë të përfshirët, zgjodha të hesht. Gjatë gjithë karrierës sime kam vepruar gjithmonë në përputhje me ligjet dhe kontratat.

Bashkëpunimi që ka shkaktuar polemika lidhet me punën time në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është vetëm i natyrës tregtare e sportive. T’i japësh atij një kuptim politik do të thotë të më atribuosh bindje që nuk i kam shprehur kurrë”.

Në fund ai falënderoi Maldinin dhe Leonardon për besimin, duke shtuar: “Dashuria ime për Italinë nuk varet nga një detyrë. Është pjesë e historisë dhe identitetit tim”.

Edhe Shevchenko kundër Pirlos për marrëdhëniet me Rusinë: “E dënoj atë që bëri, më ka lënduar”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit