Maignan dhe Fofana “fshijnë” Milanin nga rrjetet sociale. Çfarë po ndodh me to tani?

27 Korrik 2026
13:58
Alfred Lleshi
back button

Mike Maignan dhe Youssouf Fofana kanë ngritur pikëpyetje te tifozët e Milanit pasi kanë fshirë të gjitha postimet nga llogaritë e tyre në Instagram dhe kanë hequr çdo referencë për klubin kuqezi nga biografia. Maignan ka publikuar vetëm dy foto në “story”, ku në njërën shfaqet pranë detit, ndërsa Fofana ka ndryshuar edhe foton e profilit, duke vendosur një sfond të zi.

Portieri francez, i lindur në vitin 1995, ka kontratë deri në vitin 2031, pasi rinovoi së fundmi. Megjithatë, sipas raportimeve, ai është zhgënjyer nga veprimet e Gerry Cardinale. Maignan kishte marrëdhënie shumë të mira me Allegri, Tare dhe trajnerin e portierëve, Filippo, i cili u largua drejt Fiorentinës. Kjo mund të përbëjë një sfidë shtesë për Ruben Amorim, që duhet të fitojë besimin e skuadrës.

Edhe Fofana ishte ndër lojtarët më të mirë të Milanit kur gjërat shkonin mirë me Allegrin, madje në disa periudha dukej i pazëvendësueshëm. Pas largimit të trajnerit italian, ai është rikthyer në listën e lojtarëve që mund të shiten. Me ofertën e duhur mund të largohet, ndërsa Amorim nuk pritet ta kundërshtojë, pasi preferon profile të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit