Eric Garcia: Ja kur e kuptuam se do ta fitonim Botërorin, tani dua Champions-in

27 Korrik 2026
12:29
Alfred Lleshi
back button

Eric Garcia (25 vjeç) ishte një nga 8 lojtarët e Barcelonës që u shpall kampion bote. Mbrojtësi, gjatë pushimeve, foli për suksesin me Spanjën dhe ambiciet për sezonin e ri me Barçën.

Ai pranoi se e emocionoi dashuria e tifozëve gjatë festimeve dhe vlerësoi Ferran Torres, autorin e golit në finale. Për punën mendore që kanë bërë të dy me të njëjtin psikolog, Garcia tha: “Si unë, ashtu edhe Ferran, jemi mësuar me vështirësitë. Puna jonë është të luajmë futboll, çka është një privilegj. Gjërat mund të shkojnë më mirë ose më keq, por duhet të jesh gjithmonë aty me qëndrimin e duhur. Në fund, nuk është rastësi që golin që na dha Botërorin e shënoi ai”.

Garcia tregoi se ishte përgatitur për debutimin në Botëror dhe se mundësia erdhi në finale: “Isha gati për momentin tim dhe duhej të vinte në finale. Të gjithë ishim aty për të ndihmuar”. Ai shtoi se besimi për fitoren erdhi pas kartonit të kuq të Enzo Fernandes dhe zëvendësimit të Julian Alvarez. Objektivi i radhës për të është fitimi i Champions League me Barcelonën.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit