Lewis Hamilton pati një fundjavë sfiduese në Hungari, të shënuar nga incidente, penalizime dhe strategji që i lejuan atij të merrte vetëm 10 pikë pavarësisht shpresave që kishte para garës për të fituar.
Pavarësisht vështirësive që dolën në Hungari, anglezi sheh aspekte pozitive në gjysmën e parë të sezonit, duke përfunduar në vendin e dytë në renditjes, 50 pikë pas kryesuesit të kampionatit, Kimi Antonelli.
Hamilton beson se potenciali i makinës mund të ofrojë një bazë të rëndësishme për pjesën e dytë të sezonit të Formula 1. Piloti i Ferrari dëshiron të përqendrohet në gjysmën e dytë të vitit, duke shmangur gabimet.
“E di që djemtë po punojnë shumë për të sjellë përditësime. Po sjellim zhvillime pothuajse çdo fundjavë. Dhe po vazhdojmë të shtyjmë përpara,” komentoi Hamilton para pushimeve verore që kanë nisur të hënën.
“Mendoj se gjysma e dytë e sezonit do të jetë edhe më e fortë për ne. Zakonisht është periudha më e mirë për mua. Do ta përdor këtë pushim për t’u rikarikuar dhe për të provuar të kthehem më i fortë, më në formë dhe më i përgatitur mendërisht“, tha Hamilton.
Shtatë herë kampioni i botës ka nevojë për këtë për të rikthyer besueshmërinë në ndjekjen e tij të titullit dhe për të ringjallur entuziazmin midis tifozëve që ai mendon se i ka zhgënjyer gjatë muajit të kaluar.







