Pavarësisht se për momentin Real Madrid është i gjithi i fokusuar në transferimin e Yan Diomande dhe të Rodri-t, po aq e rëndësishme është edhe “spastrimi” i skuadrës nga lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Jose Mourinho.
Real Madrid tashmë ka shitur lojtarë të tillë si Fran García, Dani Carvajal, David Alaba dhe Dani Ceballos. Marca zbulon se klubi madrilen do të largojë të paktën edhe 4 lojtarë të tjerë këtë verë.
Tre prej tyre dihen: Eduardo Camavinga, Raul Asencio dhe Franco Mastantuono. Dy të parët preferohen të shiten direkt, i treti në huazim. Surpriza mban emrin e Gonzalo Garcia, i cili duket se ka fituar rivalitetin me Endrick dhe gëzon besimin e plotë të Mourinho-s, për sezonin e ri.
Në këtë situatë, Endrick duhet të largohet. Ende nuk dihet nëse do të jetë sërish në formë huazimi, apo këtë herë do të jetë shitje përfundimtare.







