Barcola zgjedh Liverpool-in, pas bisedës që bëri me Iraola-n. Por ka një problem që duhet zgjidhur

28 Korrik 2026
18:30
Telesport
back button

Bradley Barcola ka arritur një marrëveshje në parim për transferimin te Liverpool, bën të ditur L’Equipe. 23-vjeçari anësor i ka informuar drejtuesit e PSG-së se nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën e tij aktuale, e cila skadon në verën e vitit 2028.

Pas një bisede që ka zhilluar me trajnerin e të kuqve, Andoni Iraola, Barcola është i bindur plotësisht se Liverpool është destinacioni i duhur për të.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së qartë të lojtarit për t’u transferuar te të kuqtë, problem i vërtetë qëndron te negociatat mes dy klubeve. PSG ka bërë të ditur se do të lejojë largimin e Barcola vetëm për shifrën 170 milionë euro, shifër e papranueshme nga Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit