PSG drejt vendimit drastik për Barcola. Anësori rrezikon të mbetet jashtë skuadrës për sezonin e ri

28 Korrik 2026
20:45
Telesport
back button

Pas refuzimit të Bradley Barcola për të rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2028, marrëdhënia mes tij dhe drejtuesve të klubit parizien është në krizë. Vetë lojtari është i pakënaqur me minutat e pakta që ka marrë në dispozicion nga Luis Enrique dhe kërkon largimin.

Në anën tjetër, PSG ka vendosur shifrën 170 milionë euro si kusht për largimin e sulmuesit anësor. Deri tani ka pasur interes konkret nga Liverpool për Barcola, por shifra e vendosur nga PSG është shumë larg ofertës së të kuqve.

Marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është aq e tensionuar saqë drejtuesit e kampionit në fuqi të Europës po shqyrtojnë madje një qëndrim veçanërisht të ashpër nëse negociatat për shitjen e tij dështojnë.

Sipas The Athletic, Bradley Barcola mund të përjashtohet nga skuadra e parë dhe mund të mos luajë asnjë minutë për PSG-në gjatë gjithë sezonit 2026-2027. E gjithë kjo situatë ka ardhur pas refuzimit të tij për të rinovuar kontratën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit