Pas blerjes se Alvaro Morata nga Atletico Madrid duke paguar klauzolen prej 13 mln eurosh, Milani ka bere goditjen e dyte pasi sot pasdite ka njoftuar zyrtarizimin e firmes se mbrojtesit serb Pavlovic, i transferuar nga Salzburg per gat 20 mln euro bashke me bonuse duke firmosur nje kontrate per 4 vite + 1 opsional me 1.5-1.8 mln euro ne sezon.
Njoftimi per shtyp – “Milani ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë përgjithmonë shërbimet sportive të futbollistit Strahinja Pavlović nga Fußballclub Red Bull Salzburg. Mbrojtësi serb ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028, me opsion edhe për një vit.
I lindur në Shabac (Serbi) më 24 maj 2001, Strahinja u rrit në sektorin e të rinjve të Partizanit të Beogradit me të cilin debutoi në ekipin e parë në shkurt 2019 dhe në dy sezone me Partizanin bëri 57 paraqitje dhe 2 gola, duke fituar Kupen.
Midis 2020 dhe 2022 ai luajti për Monaco, Brugges dhe Basel përpara se të transferohej te Salzburg, me të cilin bëri 71 paraqitje dhe shënoi 6 gola, duke fituar një Bundesligë austriake. Ai gjithashtu krenohet me 38 paraqitje dhe 4 gola për kombetaren, me të cilën bëri debutimin e tij më 3 shtator 2020.”
Pavlović do të mbajë fanellën kuqezi me numër 31 sic e ka mbajtur dikur Jaap Stam. Këto janë deklaratat e para të mbrojtesit për kanalet zyrtare të klubit: “Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu, është një emocion i pabesueshëm. Është një ëndërr e realizuar. Më kujtohet kur luajta në San Siro dy vjet më parë, atmosfera ishte e pabesueshme. Mezi pres të luaj këtu, por këtë herë me tifozët që do te jene ne krahun tim”.
Tani Milani pritet te mbylle transferimin e Emerson Royal nga Tottenham per 15 mln euro dhe bonuse teksa do te jete me pas radha per te arritur nja akord me Monacon (edhe pse ka ende diference) per Fofana. Ne sulm mund te vije edhe Tammy Abraham.