RB Leipzig do të refuzojë pa hezitim edhe ofertën e dytë të Barcelonës për Dani Olmon. Katalanasja “SPORT” raportoi këtë të mërkurë propozimin e ri të klubit blaugrana. E njëjta gazetë shpjegoi se klubi teutonik ende nuk është i kënaqur me pothuajse 50 milionë euro fikse, plus rreth 15 milionë bonuse, që Barça i ka vënë në tavolinë për sulmuesin iberik. Pavarësisht kësaj, burime pranë presidentit Joan Laporta janë të bindura se mund të ketë përparim të dukshëm në ditët në vijim.
Edhe pse Barça refuzon të heqë dorë nga Nico Williams ‘zyrtarisht’, e vërteta është se ka punuar shumë për portofolin e Dani Olmo për të paktën një javë, pasi ardhja e anësorit të Athletic duket gati e pamundur. Të paktën, përballë një skenari të tillë, drejtori sportiv i Barçës, Deco, ka përshpejtuar negociatat për një marrëveshje me RB Leipzig.
Pasi gjermanët refuzuan një ofertë të parë dhe shumë të pakënaqshme, Barça përmirësoi shifrat e saj në orët e fundit. Oferta e re rrotullohej rreth 45-50 milionë euro fikse, përveç 14-16 të tjera bonuse. Siç mësoi “SPORT”, nga Gjermania do të vijë sërish refuzimi.
Arsyet kryesore që e shtyjnë Leipzigun të thotë përsëri “jo” janë si shuma e përgjithshme e operacionit, ashtu edhe kushtet e pagesës. Sidomos ky aspekti i dytë bëhet pengesë e pakalueshme. Gjermanët këmbëngulin se duan të paktën 55 milionë euro të garantuara, ndonëse ajo që i mban më larg “dritës jeshile” janë këstet e pagesave të propozuara nga Barça.
Kjo do të thotë se klubi katalanas beson se 50 milionë euro fikse, plus 10-15 milionë bonuse mund të jenë mjaftueshëm në bazë të këmbënguljes, por pengesa e madhe është koha e arkëtimit për ato 50 milionë.
Leipzig do të donte që praktikisht t’i paguhej e gjithë shuma fikse gjatë muajve të ardhshëm, edhe nëse jo e tëra këtë verë. Megjithatë, Barça e pranon se sot për sot duhet ta shtyjë pagesën e një pjese të mirë të transferimit në afat të mesëm. Domethënë, më shumë se një vit larg.
Pavarësisht gjithçkaje, në klubin e drejtuar nga Joan Laporta ka optimizëm për mundësinë që Dani Olmo të përfundojë duke nënshkruar me ta. Barcelona beson se është në gjendje të bëjë përparim të rëndësishëm në ditët në vijim.