Pas humbjes në miqësoren kundër Milan, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti iu rikthye nevojës për të kompletuar repartin e mbrojtjes. Italiani tha se nuk është i interesuar për afrime të tjera.
Ancelotti i jep besimin e tij Joan Martinez: “Ai ka gjithçka që i nevojitet një qendërmbrojtësi të Real Madrid. Është koha për t’i lënë të rinjtë të shijojnë momentin, unë kam besim tek ai”.
“Vlerësimi për të dhe për të rinjtë e tjerë është pozitiv, pasi është një shans i madh për të luajtur këto lloj ndeshjesh. Ndaj Milan ishte ndeshja e parë e para-sezonit, ka shumë të rinj që do të mësojnë e rriten”, tha Ancelotti.







