Tifozët e Bayern Munichut i janë lutur Matthijs de Ligt që të mos transferohet te Manchester United, pasi lojtari u kthye në stërvitje me gjigantët e Bundesliga-s.
De Ligt është lidhur shumë me një lëvizje te United këtë verë dhe raportet sugjerojnë se Djajtë e Kuq kanë paraqitur një ofertë të dyfishtë për holandezin dhe mbrojtësin e djathtë Noussair Mazraoui.
Sidoqoftë, qendërmbrojtësi nuk thuhet të jetë afër një lëvizjeje në Old Trafford.
Ndërsa De Ligt postoi disa foto nga stërvitja në Instagram, fansat iu lutën të qëndronte në Gjermani.
@im_ayushsingh shkroi: “Mos u largo nga Bayerni dhe mos ço dëm karrierën tënde tek Man Utd”.
@boenebehm tha: “Të lutem qëndro. Ne të duam këtu.”
@omar.m7 shtoi: “Mia san mia përgjithmonë. Mos na lër”.
@_no_front shkroi: “Qëndro te Bayern dhe bëhu një legjendë këtu”.
Mes shumë kërkesave të tjera që De Ligt të qëndrojë, @esmueldert tha gjithashtu: “Ne kemi nevojë për ty lider”.
De Ligt ka qenë me Bayernin që nga viti 2022 dhe ka një kontratë deri në vitin 2027, që do të thotë se klubi nuk është nën presion për të shitur.
Megjithatë, ata duket se po bëjnë plane emergjence, duke synuar një marrëveshje për të nënshkruar Jonathan Tah si një zëvendësues të mundshëm.
United do të shpresojë të sigurojë një mbrojtës të ri së shpejti, pasi ka humbur Leny Yoro për shkak të dëmtimit pas paraqitjes së tij të parë në një miqësore. Mbetet për t’u parë nëse ai mbrojtës do të jetë De Ligt.
Kujtojmë se vlera e De Ligt në merkatos, sipas Transfermarkt, është 65 milionë euro.