Granit Xhaka, lderi i Bayer Leverkusen, në një intervistë për Kicker, ka thënë se është kundër formatit të ri të Champions League, e cila parashikon një numër më të madh ndeshjesh, edhe në fazën e parë, atë të grupeve, në të cilën janë luajtur gjashtë më parë:
“Do të kisha preferuar të luaja gjashtë ndeshje. Kështu që do të ketë më shumë ndeshje, por Champions-i është Champions-i.
“Champions League është një ëndërr për çdo lojtar. Dhe për mua është padyshim e rëndësishme të luaj sërish në Champions pas shtatë vitesh. Por prioriteti ynë është ende kampionati.
“Champions League është e bukur, por ne kemi prioritete shumë të qarta. Për mua është maratona e Bundesliga-s, është pak më e rëndësishme se Champions-i”.
Mes kampionateve dhe kupave mund të luhen mbi 50 ndeshje në sezon dhe për këtë temë mesfushori zviceran ka thënë:
“Nuk është se mund të luaj 70 ndeshje çdo vit, por nëse më nevojitet, atëherë jam gati”.
Në fund të fundit, në moshën 32-vjeçare, kush do të ishte në gjendje të luante kaq shumë?