Conor Gallagher është afër Atletico Madridit.
Sipas asaj që raportohet nga As, mesfushori i Chelseat mund të transferohet në Spanjë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi Colchoneros kanë arritur një marrëveshje në parim me Chelsean, klubi në të cilin u rrit anglezi dhe shpërtheu përfundimisht.
Ndërkohë, Gallagher nuk do të marrë pjesë në turneun e Bluve në Shtetet e Bashkuara dhe është përjashtuar nga ekipi i parë.
Nga e hëna ai do të stërvitet vetëm dhe për këtë Chelsea i ka dhënë një ultimatum: ose të pranojë propozimin e rinovimit ose të pranojë propozimin e Atletico Madrid. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, Colchoneros presin një përgjigje përfundimtare.
Me interesin gjithnjë e më të qartë të Atletico Madrid dhe dëshirën e mesfushorit 24-vjeçar për të qenë protagonist edhe diku tjetër, Enzo Maresca ndërhyri për të sqaruar të ardhmen e lojtarit:
“Sigurisht që Gallagher është në kontakt me klubin për të gjetur një zgjidhje. Klubi i ofroi kontratë të re, por të gjithë duam të gjejmë një zgjidhje për t’i bërë të gjithë të lumtur”, ka thënë Maresca.