De Ligt te Manchester United? Drejtori i klubit bavarez e “kalon topin” te holandezi…

5 Gusht 2024
7:36
Alfred Lleshi
back button

Jo vetëm Joshua Kimmich. Në mes të grumbullimit në Seul për turin veror të Bayern Munich, në pritje të përballjes me Tottenham më 10 gusht, drejtori sportiv Max Eberl foli për çështje të ndryshme të ndjeshme në shtëpinë bavareze. Përfshirë të ardhmen e Matthijs de Ligt, për të cilin u përfol për një lëvizje e afërt drejt Manchester United, për të siguruar një mbrojtës të ri për Erik ten Hag.

Shumë tifozë të Bayernit do të dëshironin ta shihnin sërish qendërmbrojtësin 24-vjeçar holandez në Mynih, pasi kishin kontribuar edhe me një peticion për t’i bindur drejtuesit e klubit që të mos e shesin atë. Vetë Eberl sqaroi situatën aktuale rreth lojtarit:

“Unë do të komentoj për këtë (arsyet e transferimit të radhës te Manchester United) kur të vijë koha. Matthijs ka luajtur shumë mirë këtu për dy vite dhe për këtë ka kënaqur shumë tifozë. Megjithatë, duhet të mendojmë edhe se si ndihet djali. Për sa kohë të jetë këtu, ai do të marrë të gjithë mbështetjen që i nevojitet”.

Ndërkohë, De Ligt është i lidhur me një kontratë edhe për 3 vite të tjera me Bayernin, deri më 2027. Për të siguruar shërbimet e tij, “Djajve të Kuq” do t’iu nevojiten të paktën 50 milionë euro. Shqetësimi është sigurisht aty, duke pasur parasysh dëmtimin e Leny Yoro dhe lamtumirën e Varane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit