Toni Kroos po shijon “pensionin”, pas një karriere të suksesshme të karakterizuar nga periudhat e tij me Bayern Munich, Real Madrid dhe kombëtaren gjermane. Në këtë të fundit u rikthye me rastin e Kampionatit Europian 2024, para se t’i jepte fund karrierës së tij.
Ish-futbollisti, pjesë e madrilenëve gjatë 10 sezoneve të fundit, ishte një nga arkitektët e mëdhenj të titujve të La Liga-s dhe Champions-it, të fituar vetëm pak muaj më parë.
Mesfushori nga Greifswald pati një nga sezonet më të mira, deri në atë pikë sa emri i tij tingëllonte fuqishëm në garën për “Topin e Artë” të këtij viti. Megjithatë, eliminimi i Gjermanisë në çerekfinale të “Euro 2024” nga Spanja e komplikoi kandidaturën e tij, gjë që nuk e shqetëson, gjithsesi.
Në një deklaratë për “Bild”, Kroos e përjashtoi veten nga çmimi më i lartë individual në futbollin botëror, për të cilin Rodrigo dhe Vinicius janë tani favoritët: “Nuk është një çmim që e aspiroj, megjithëse nuk ka të bëjë me faktin që nuk e kam fituar kurrë. Profili i lojtarëve që e fitojnë nuk përputhen me timin.
Në ekipin tim kam pasur shumë yje botërorë: Modric, Cristiano, Benzema… Unë i ndihmova ata të fitonin ‘Topin e Artë’. Nëse do të kisha fituar Europianin e kësaj vere, do të kisha pasur një shans për këtë çmim prestigjioz”.