Paris 2024/ E frikshme dhe spektakolare, një balenë shfaqet mes sportistëve gjatë garave të sërfit

6 Gusht 2024
12:38
Telesport
back button

Një mysafir i papritur është shfaqur në ujërat e Tahitit, gjatë garës së sërfit të vlefshme për Olimpiadën e Parisit.

Në një distancë të sigurt nga sportistet Tatiana Weston-Webb nga Brazili dhe Brisa Hennessy nga Kosta Rika, të cilat po garonin në një gjysmëfinale, një balenë doli nga uji.

Balena u dha spektatorëve dhe fotografëve një moment të veçantë me kërcimin e saj mbi sipërfaqe, duke mahnitur të gjithë, por edhe duke frikësuar paksa organizatorët.

Gjithsesi, pamjet fotografike dhe videot që e përjetësuan atë në kërcimin e saj spektakolar po bëjnë xhiron e internetit.

Asnjë problem për garueset, që vijuan normalisht konkurrimin ashtu sikurse vijuan pa shqetësime garat deri në fundin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit