Simons shpjegon pse zgjodhi huazimin te Leipzig dhe refuzoi gjigantët bavarezë

7 Gusht 2024
7:20
Alfred Lleshi
back button

Xavi Simons do të qëndrojë edhe një vit te Leipzig, në formë huazimi. Në fillim të javës mbërriti vendimi zyrtar për mesfushorin holandez. Me pak fjalë, pavarësisht interesimit të madh të Bayern Munich, lojtari në pronësi të PSG zgjodhi të qëndrojë aty ku luajti tashmë sezonin e kaluar dhe ku spikati mbi të gjitha.

Siç raportohet nga “Bild”, lojtari shpjegoi këtë zgjedhje, e përkthyer ndryshe në refuzim të gjigantëve bavarezë: “Tani jam këtu dhe dua të bëj histori, të fitoj tituj. Më pëlqen të fitoj, klubi është po aq ambicioz. Unë dua të rritem si lojtar dhe gjithashtu si pjesë e një ekipi. Ky është vendi i përsosur për mua. Sezoni i kaluar këtu pati një ndikim shumë të rëndësishëm në karrierën time”.

Në lidhje me interesimin e Bayern Munich shtoi: “Është shkruar shumë, vëllai im më ka mbajtur gjithmonë të informuar për situatën. Mora një vendim dhe i qëndroj fort. Kam folur për këtë me të gjithë paraprakisht. Tani ndihem i lumtur që jam këtu, gati për të filluar sezonin e ri”.

Xavi zbuloi se kur u bind të qëndronte në Leipzig edhe një vit tjetër: “Nuk kam mbaruar ende këtu. Para ndeshjes së fundit kisha ndjenjën se mund të arrinim më shumë. Dua të lë gjurmët e mia këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit