E KRYER! Stuttgart blen sulmuesin gjerman nga Premier League për 30 mln euro

7 Gusht 2024
20:56
Telesport
back button

Marrëveshja e Stuttgart per te siguruar kartonin e sulmuesit Deniz Undav është drejt përfundimit. Sulmuesi i Brighton-it eshtë gati të kthehet ne Gjermani pas huazimit. Qendërsulmuesi gjerman ka një kontratë ende të vlefshme me Pulëbardhat deri në vitin 2026, por përditësimet e fundit nga Gjermania garantojnë mbylljen e marreveshjes.

Të gjitha të zgjidhura. Në fakt, siç zbulohet nga Sky Sports DE, Undav së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Stuttgartit: loja e pokerit e me oferta dhe kunderoferta nga klubi gjerman me Brighton është gati të përfundojë, me një fund të lumtur për ekipin gjerman.

Nënkampionët e Bundesligës kanë arritur marrëveshje me klubin anglez për transferimin e perhershem të sulmuesit 28-vjeçar. Një operacion që kushton më pak se 30 milionë euro.

Një goditje e rëndësishme për Stuttgartin, duke marrë parasysh humbjen e një bomberi të madh si Serhou Guirassy, ​​i cili tashmë është ngjyrosur verdhezi te Borussia Dortmund.

Marrëveshja duhet të mbyllet mes 27 dhe 30 milionë eurove bashke me bonuse, ndërsa lojtari është gati dhe vetëm për të nënshkruar kontratën trevjeçare që do ta lidhë me Stuttgart deri në vitin 2027, siç raporton Kicker.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit