Max Verstappen është duke shijuar pushimet verore të Formula 1, duke qëndruar në jug të Francës. Gjithsesi, merkato e pilotëve vijon të jetë mjaft interesante si për atë që do të ndodhë sezonin tjetër ashtu dhe për vitin 2026, kur hyjnë në fuqi rregullat e reja.
Kontrata e pilotit holandez me Red Bull skadon në vitin 2028, por ajo mund të mbyllet më herët si pasojë e disa klauzolave në favor të pilotit. Shefi i Mercedes, Toto Wolff, ka kohë që flet për ardhjen e 3 herë kampionit të botës, por kjo mund të ndodhë pikërisht në vitin 2026.
“F1-Insider” shpjegoi se ka disa klauzola që do ta bënin të mundur lamtumirën e Max Verstappen. Në këtë drejtim, një dialog konfidencial është duke u zhvilluar midis Max e babait të tij Jos Verstappen, Toto Wolff dhe Ola Kallenius.
“Nëse kurba e performancës së Red Bull vazhdon të bjerë dhe kurba e performancës së Mercedes vazhdon të rritet, vendimi për të shkuar te Mercedes, tashmë është marrë. Duke iu referuar vitit 2026 dhe jo atij të ardhshëm”, shkuar “F1 Insider”.
Plani i Mercedes do të ishte ky: Zyrtarizimi i çiftit Antonelli-Russell për 2025 në garën e Monza dhe më pas do të garantojnë një vend për Verstappen për vitin 2026.