Thomas Müller nuk ka konkurruar në Lojërat Olimpike në futboll, por e bëri këtë me një tjetër pasion të tij: kalërimin. Lojtari i Bayern Munich është pronari i kalit që fitoi testin e kërcimit. Sulmuesi gjerman fitoi medaljen e artë olimpike. Ai është shumë i lumtur, pasi i ka dhënë lamtumirën “Euro 2024” jo ashtu siç e priste…
Kalorësi gjerman Christian Kukuk u kurorëzua në “Paris 2024” me medaljen e artë duke hipur mbi Checker, kalin nga stalla e Müller-it. Ai mundi zviceranin Steve Guerdat dhe holandezin Maikel van der Vleuten falë një paraqitjeje perfekte.
Müller, i cili është i zhytur në përgatitjet parasezonale me Bayernin, nuk mundi të ishte i pranishëm në eventin e Parisit. “Më duhet të them se i heq kapelen Checker-it, i heq kapelen Christian Kukuk-ut. Unë kam një medalje të artë, arin e fitove, i dashur Christian”, – ishte mesazhi që futbollisti ka publikuar në profilin e tij në Instagram.
View this post on Instagram